Një moment interesant është vërejtur nga gazetarët gjatë vizitës së sotme të kreut të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në kompaninë “DIEM – GP” në Gjevgjeli.
Kovaçevski derisa po jepte një deklaratë për vizitën e sotme, njëri nga mikrofonët ra nga foltorja, ndërsa Kovaçevski bëri shaka para gazetarëve, përcjell Makfaks
“Nuk e kemi këtu Artan Grubin që ta ngrejë këtë tani, siç është i dhënë pas kësaj pune”, ka komentuar me shaka Kovaçevski.
Në këtë situatë u krijua një e qeshur nga të pranishmit.(INA)