EKSPERTI I SIGURISË: ALBIN KURTI DUHET TË “ARMATOSET” QË TË PËRBALLET ME KËTA PERSONA

e postuar më at 09/04/2021
71 0

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se problemet e kamotshëm që e kanë kapluar Kosovën janë tepër të mëdha.

Sipas tij, edhe pse është vetëm fillimi i Qeverisë Kurti 2, është duke vepruar mjaftë mirë me problemet dhe detyrat e përditshme që po i imponohen kryeministrit Albin Kurti.

Tërnava thotë se Kurti ka premtuar se do ti luftojnë të gjitha të këqijat në këtë vend, dhe tani ato premtime që i ka dhënë elektoratit edhe duhet ti jetësoj në jetën e përditshme, dhe me këto veprime ligjore të sjell në këtë vend ligjshmëri dhe një kulturë institucionale shtetërore, e që qytetarët të mësohen me atë kulturë institucionale, që edhe në të ardhmen të dinë se kujt po u dashka me ia dhënë votën.

Tërnava shton se, Qeveria Kurti 2, duhet të përgatitet që në këtë fillim mandati të “armatoset” për t’i shpallë luftë piramidës kriminale 20 vjeçare të mafio oligarkëve Devolli dhe jo vetëm, të cilët për më shumë se 13 vite ishin nën mbrojtjen dhe nën ombrellën kriminale të klanit PRONTO të instaluar brenda shtetit (pushtetit).

“Mbrojtja nga ‘Devolli’, ky është vendimi i fundit nga Qeveria Kurti që është aprovuar në mbledhjen e parë të punës, më 2 Prill. Me shumicë votash në mbledhjen e qeverisë të datës 2 prill, dhe me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë është marr vendimi për inicimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e ekspertit financiar që do të përpilojë ekspertizën financiare për rastin ICC HBH Devolli, të kërkuar nga Tribunal i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Sipas ministrisë së Drejtësisë afati i fundit për dorëzimin e ekspertizës ndaj padisë që i është bërë Kosovës nga Devollët në Tribunalin e Arbitrazhit është data 30 prill e këtij viti. Kosova është paditur, e vjedhur dhe e përdhosur si shtet nga mafio-oligarkët Devolli dhe për shkak të neglizhencës në të kaluarën shteti do të ballafaqohet me shumë situata emergjente ndaj të cilave duhen veprime të mëtejme për të mbrojtur Kosovën pranë Arbitrazhit ndërkombëtar”, thotë Tërnava.

Ai flet ekspertizën financiare për rastin ICC HBH Devolli të kërkuar nga Tribunali i Arbitrazhit Ndërkombëtar.

“Afati për dorëzimin e ekspertizës është data 30 prill 2021 dhe mos respektimi i afateve do të ketë pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës”, ka thënë ministrja Haxhiu. Kjo përballje do të jetë e vështirë, por detyrimisht fituese për Qeverinë Kurti në raport me Oligarkët Devolli pasi që edhe ligjërisht është konstatuar se ata ishin zhvatësit më të mëdhenj të shtetit, të lidhur me krimo-politikën ne qeveri, në komuna, në parlament, në presidence, në prokurori, në gjykata, në AKI, në polici sikur që u dëshmua me Telekomin dhe aferën 12 vjeçare te dekadës Z-Mobile, për çka edhe është adresuar padia në Arbitrazhin Ndërkombëtar”, thotë ai.

Tërnava shton se, nëse fillohet luftimi i të gjitha të këqijave me atë entuziazëm, vlerësimet janë se do të zbulohen shpejt, drejt, e krejt të gjitha kokat e krimit të instaluara në të gjitha pushtetet e vendit.

“Të gjithë janë me emër e mbiemër, kryeministrat, ministrave, të Kryekuvendarëve, të Kryeprokuroreve e prokurorëve të shtetit, të Kryegjyqtarëve, të ish-presidentëve të Presidencës, të ish-kryetarëve, dhe të kryetarëve aktual të partive më të mëdha dhe për shume vite në pushte në vend”, përfundon Hajrullah Tërnava.

J X

nga kategoria