Kosovë: Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, formohen komisionet parlamentare

e postuar më at 17:23
83 0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, për të miratuar procesverbalet e mbledhjes së mëparshme dhe për të propozuar formimin e komisioneve parlamentare.

Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë fillon në orën 09:00.

Po ashtu, është bërë e ditur se në rend të ditës do të jenë tri pika.

“Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, 2. Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. 3. Të ndryshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

J X

nga kategoria