Korrupsioni e gërryen demokracinë dhe i minon institucionet demokratike

e postuar më at 18:16
63 0

Korrupsioni e gërryen demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë  përdoret si armë e vendeve autoritare për minim të institucioneve demokratike, njoftoi Departamenti i shtetit amerikan, lidhur me Raportin më të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në botë.

Për politikën e jashtme të SHBA-së korrupsioni është praktikë antidemokratike,  edhe një formë e  shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për atë në raportin vjetor të Departamentit të shtetit për gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në botë përfshin gati 200 vende dhe në të  praktikave korruptuese të qeverive  u jepet  vlerë e veçantë.

Sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken, në brifingun e pardjeshëm me rastin e shpalljes së Raportit deklaroi se  në shumë vende “trendet për të drejtat e  njeriut vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të gabuar”.

“Shumë njerëz vazhduan të vuajnë nën kushte brutale në vitin 2020”, tha Blinken.

Sa i përket Raportit për Maqedoninë e Veriut, ai është përgjithësisht pozitiv, por megjithatë potencohen disa vërejtje si korrupsioni në nivel të lartë, margjinalizimi dhe paragjykimet sociale ndaj personave LGBTI, si dhe kiber sulmet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve.

Në pyetjen e MIA-s ç’farë masa antikorruptuese duhet të ndërmarë Qeveria në Shkup që të parandalohet ryshfeti, nepotizmi dhe konflikti i interesave,  një person zyrtar nga Departamenti i shtetit u përgjigj se  në bërthamën e  politikës së jashtme amerikane qëndron se “korrupsioni e gërryen demokracinë nga brenda”.

Në raport potencohet se “qeveria e Maqedonisë për parandalim të korrupsionit në vend duhet të punojë me shoqërinë qytetare në vend dhe me organe të pavarura qeveritare, si Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, por edhe me trupat rajonal si OSBE dhe Komisioni Venecias.

Departamenti i Shtetit shënon edhe se në Maqedoninë e Veriut ekziston  margjinalizim i pjesëtarëve të bashkësisë LGBTI, me ç’rast janë potencuar rastet e paragjykimeve sociale, si shprehja e urrejtjes ndaj këtyre personave. Nga Departamenti i Shtetit sqarojnë se lufta për parandalim të dhunës, diskriminimit, ndjekjes dhe stigmatizimit të personave LGBTI është sfidë globale.

Në raport janë shënuar edhe rastet e kiber frikësimeve dhe shprehja e urrejtjes kundër gazetarëve, por edhe  reagimi i sistemit gjyqësor në vend në paditë në lidhje me të. Nga Departamenti i Shtetit citojnë se  edhe pse gjendja me mediumet në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar në vitin 2020, dhuna, kërcënime me sulmet mbi gazetarët dhe mosndëshkimi për atë mbesin çështje serioze.

Në dokument potencohet rasti i korrespondentes së MIA-s nga Brukseli. “Disa ditë gjatë korrikut, korrespondentja e agjencisë gazetarske shtetërore MIA Tanja Milevska në Bruksel mori kërcënime të shumta me vdekje dhe përdhunim  nga shfrytëzues anonim në Tuiter dhe Fejsbuk, citohet në raport.

Në raport përmendet edhe se më 4 shkurt, SPGPM “e firmosi marrëveshjen e parë kolektive me  një medium, agjencinë shtetërore gazetareske MIA me të cilën  rregullohen kushtet e të punësuarve”, duke i përfshirë edhe garancionet  për javë pune 36-të orëshe, punë të paguar jashtë orarit, mbrojtje nga largimi arbitrar dhe liri e garantuar e shprehjes.

Nga Departamenti i Shtetit thonë se  liderët qeveritar duhet të përmbahen nga kërcënimet dhe ofendimet ndaj gazetarëve, t’i dënojnë ata që i bëjnë dhe të kërkojnë mundësi të promovohet përgjegjësia për dhunë dhe  ngacmim të gazetarëve.

“Raporti e thekson edhe brengën nga financimi i mediumeve me para shtetërore, që çon drejt tendenciozitetit në ajrin mediatik. Si dhe nevojën e sigurimit të pavarësisë politike në radiodifuzerin publik Radiotelevizioni  i Maqedonisë dhe rregullator mediatik, duke e përfshirë edhe financimin nga ODIHR”, thonë nga Departamenti i Shtetit amerikan.

J X

nga kategoria