Kontrollet në trafik, sanksionohen 141 vozitës në Shkup

e postuar më at 10:01
5 0

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 141 vozitës dhe atë: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta ose të paregjistruara.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 për motoçiklistët, 4 për kalim në të kuqe në semaforë. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj edhe apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit.

A M

nga kategoria

Vdes nëna e Kadri Veselit

Posted by - 07/01/2022 0
Në moshën 93 vjeçare, ka vdekur nëna e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Njoftimin e ka bërë një nga familjarët e ngushtë…