Kontroll nate në Gostivar dhe Tetovë, kapen 12 shofer të dehur

e postuar më at 10:09
46 0

Zyrtarët policorë  sonte (10/11 shtator) në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 04:00, kanë kryer aksion kontrolli të vozitësve nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 12 vozitës kundërvajtës, prej të cilëve 7 në Tetovë dhe 5 në Gostivar. Njërit nga drejtuesit i është konstatuar niveli i alkoolit në gjak deri në 2 promilë.

Të gjithë kundërvajtësit janë përjashtuar nga qarkullimi, përkohësisht iu është hequr patentë shoferi dhe janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj, njofton MPB.

Me parashtresa adekuate janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të veprave penale.

J X

nga kategoria

pg slot