Kontesti me Bullgarinë, Geer: Angazhim i përbashkët për marrëveshje

e postuar më at 20:30
52 0

Ambasadori i Be-së Dejvid Geer ka komentuar bllokimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit me Bullgarinë. porositi se zgjidhja duhet të kërkohet në dialog dhe ajo duhet të jetë një proces i ndarë për të qenë më i lehtë. Deri në arritjen e marrëveshjes, Gir me apel që vendi të vazhdojë me implementimin e procesit të reformave, si dhe angazhimeve që ka marrë nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Unë e kuptoj frustracionin për shkak të mosfillimit të bisedimeve me vendin tuaj. Në një situatë të tillë dhe në rrethana të tilla, zgjidhja më e mirë edhe rruga më e mirë përpara është të mund të ndahen përpjekjet mes dy vendeve me qëllim që të mund të arrihet deri te marrëveshja që do të jetë e pranueshme për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Kuptohet, këtë edhe e bëjnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ata angazhohen gjithë kohës në mënyrën për të arrdhur deri te zgjidhja e pranuar dhe marrëveshja e pranuar për të dyja palët.”, tha Dejvid Geer, ambasador i BE-së në RMV.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në qytetin e Tetovës, ku foli edhe për vonesat në furnizimin e vakzoinave, të cilat I arsyetoi me vështirësitë që u paraqitën pas rritjes së numrit të të infektuarve në të gjitha vendet. Ai gjithsesi vlerëson se mekanizmi Kovaks do të funksionojë. Vendi juaj mund gjithmonë të shpresojë në mbështetje nga BE tha Gir./Tvm2

nga kategoria