Smart News

Konsulli i Përgjithshëm Agim Krasniqi pritet nga zv.drejtori i Doganave në Shkup, Faleminderon Kabën për kontributin në OneStopShop

 

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shkup, z. Agim Krasniqi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, z. Garip Kaba.

Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy shteteve fqinje.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte regjimi i ri kufitar dhe funksionalizimi i pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë. Konsulli Krasniqi falënderoi zv.drejtorin Kaba për përkushtimin dhe ndihmesën në realizimin e këtij procesi, që u bë i mundur falë marrëveshjes dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të të dy vendeve.

Exit mobile version