Smart News

Konsullatë apo fushatë? VLEN dhe VMRO-DPMNE shndërrojnë ceremoninë zyrtare në skenë promovimi për kandidatin e tyre “të pavarur” në Strugë

Ajo që duhej të ishte një ceremoni diplomatike e rëndësishme për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, u shndërrua në një shfaqje të pastër politike dhe fushate të maskuar, në prani të përfaqësuesve të koalicionit VLEN, VMRO-DPMNE-së dhe kandidatit të tyre të kamufluar si “i pavarur”.

Ngjarja, që teorikisht kishte për qëllim forcimin e lidhjeve institucionale mes Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, u devijua plotësisht nga qëllimi i saj fillestar. Në vend të diplomacisë dhe bashkëpunimit zyrtar, u dominua nga kauza politike dhe mesazhe të nënkuptuara elektorale, duke e përdorur hapur konsullatën si sfond për promovimin e kandidatit të parapërzgjedhur nga koalicioni.

Për shumë qytetarë dhe vëzhgues politikë, ishte e qartë se ceremonia u kthye në një manipulim publik, ku figura “e pavarur” u paraqit në një mënyrë të stisur, me qëllim përfitimi politik dhe shmangie nga përgjegjësia e partive që realisht qëndrojnë pas kandidaturës së tij.

Kjo mënyrë e keqpërdorimit të simboleve shtetërore dhe të interesit kombëtar për qëllime të ngushta politike, ngriti shqetësime serioze për degradimin e institucioneve dhe për përpjekjet e hapura për të mashtruar opinionin publik në emër të një “pavarësie” që ekziston vetëm në letër./Strugalajm org/

Exit mobile version