Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh pas çertifikimit

e postuar më at 13:00
71 0

Pas çertifikimit të rezultateve zgjedhore, Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Pika e parë e kuvendit të ri është zgjedhja e kryetarit të kuvendit që në bazë të kushtetutës i takon automatikisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosja. Udhëheqësi i ri i kuvendit, mund të marrë në mënyrë automatike edhe rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit, post ky që aktualisht ushtrohet nga Vjosa Osmani, që ishte kryetare e Kuvendit në legjislaturën e kaluar. Vjosa Osmani tanimë është kandidate për të marrë postin e presidentes së vendit me mandat pesë vjeçar.

Pas konstituimit të Kuvendit, ushtruesja e detyrës së presidentes duhet të dekretojë kandidatin për kryeministër ku qeveria e re duhet të votohet brenda 15 ditësh. Sfidë tjetër me të cilën do të përballet kuvendi i ri është zgjedhja e presidentit të Kosovës. Për zgjedhjen e presidentit në raundin e tretë, nevojitet pjesëmarrja e 80 deputetëve në sallë, ndërsa, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota.

J X

nga kategoria