Konjufca: Unë kam antitrupa pasi e kalova Covid19, do ta harxhoja kot një vaksinë

e postuar më at 10:44
102 0

Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e pyeti atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e u.d së presidentit njëjtë sikur kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar COVID-in dhe do ta harxhoja një vaksinë”, u shpreh Konjufca.

nga kategoria