Konjufca në Obrançë të Podujevës: Nuk bëjmë kompromise mbi gjakun e fëmijëve dhe familjarëve

e postuar më at 16:29
88 0

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufa, i shoqëruar nga kandidatja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani kanë qëndruar  në fshatin Obrançë të Podujevës, për të kujtuar viktimat e familjes Duriqi dhe Bugujevci, që u vranë para 22 viteve nga ushtria dhe policia e okupatorit serb në Kosovë.

Me këtë rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa, ka kujtuar viktimat e familjeve Duriqi dhe Bogujevci, për të cilin ka thënë se drejtësia ende nuk e ka dhënë fjalën e saj.

jo që kinse ka pretenduar Serbia që po i gjykon disa kriminel të luftës ka qenë sa për sy e faqe, ata bile janë liruar para tre katër viteve dhe kjo tregon që shteti serb jo vetëm që nuk ka ndier kurrfarë pendese për atë që ka bërë, por po i trajton këto raste thuajse të ishin krime ordinere të përditshmërisë, e jo masakra. Ju mund të shikoni aty është Albioni dy vjeçar, se çafër krimi është dhe cili njeri mund ta bëj që të ngeje dorë ndaj një fëmije dy vjeçar”, theksoi Konjufa.

Ai ka thënë se fëmijë të tillë në Kosovë janë më shumë se 1 mijë, që janë vrarë nga forcat policore e ushtarake.

“Prandaj kjo në bënë edhe më të vendosur si institucione, që do të themi se kurrë nuk do të bëjmë kompromise, në atë që është në themelin e shtetësisë tonë dhe në themelin e lirisë tonë. Në themelin e lirisë tonë është gjaku i familjarëve, gjaku i fëmijëve  që i ka humbur Kosova dhe për të cilat nuk ka dhënë përgjegjësi Serbia”, theksoi Konjufca.

Ndërsa pretendetja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osamani theksoi se jemi këtu që sadopak të ndajmë dhimbjen me ju, edhe pse si prind është e pamundur dhe e vështirë është të gjenden fjalët për ta përshkruar gjithë atë mizori që ka ndodhur, ato plagë që i janë shkaktuar popullit tonë, e të cilat janë akoma të hapura deri në zbardhjen e tyre.

“Fëmijët gjaku i njomë i tyre që sot kujtojmë, tregon vendosmërinë e madhe që të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend, sepse vetëm atë ditë kur të kemi drejtësi, për secilin fëmijë dhe familjar, atëherë edhe kremtat tona nuk do të kenë kuptim edhe gëzimi për shtetin e ri  nuk do të ketë kuptim”, theksoi Osmani.

Në këtë masakër janë vrarë 4 fëmijë së bashku me prind dhe një grua. Po me këtë datë, nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Sarnda Bogujevcit i janë vrarë nëna, gjyshja dhe dy vëllezërit më të vegjël, gruan dhe vajzën e axhës.

 

 

J X

nga kategoria