Konjufca: Ai që nuk dëshiron ta votojë Vjosa Osmanin le të votojë kundër

e postuar më at 11:19
172 0

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka folur edhe për çështjen e presidentit.

Ai në Rubikon tha se me votat e fituara Vjosa Osmani e ka tejkaluar çdo standard e të qenit konsensual.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë transparente me opsionin që ia ka ofruar popullit të Kosovës. Dhe nëse e shikon ti se sa është votuar Vjosa Osmani, prej këtij elektorati unë mendoj që ajo e tejkalon çdo standard e të qenit konsensuale. Tash është tjetër çështje të thuash se ajo ishte në bashkëpunim me Albin Kurtin”.

Konjufca theksoi se edhe posti i presidenti do të jetë edhe një lloj testi nëse kalon sikur edhe referendumi.

“Të ju ofrosh diçka atyre është e komplikuar sepse me sa kam vërejtur unë ata presin dhe ju duket e nënkuptueshme se presidenti ju takon atyre. Kurse prej perspektivës sonë në mendojmë që presidenti do t’i takonte një opsioni i cili ndoshta i vetmi ka qenë i guximshëm për me ua ofruar qytetarëve të Kosovës qoftë edhe përmes zgjedhjeve parlamentare”.

“Kjo nuk ka qenë pa sens. Meqenëse në fund deputeti e çon dorën për presidentin. Në fund të fund të fundit ne këtë e kemi bërë sikur test edhe ndaj neve edhe ndaj qytetarëve se a po kalon ky binom ku njëri ka kandiduar për kryeministër dhe tjetri për presidenti, në këtë referendum. Dhe unë konsideroj që ky referendum kanë kaluar.

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes shtoi se qëllimi i subjekteve të tjera politike mund të jetë që ta dërgojnë vendin sërish drejt zgjedhjeve.

“Subjektet politike mund të thonë se qëllimi i imi është që ta dërgoj Kosovën në zgjedhje parlamentare. Mund të operosh edhe në këtë mendësi”.

Glauk Konjufca tha se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte që Kosovës të ia japë presidentin dhe kryeministrin për të cilin ka votuar populli.

“Ne kemi konsideruar që duhet të ia japim Kosovës presidentin për të cilin populli ka votuar, kryeministrin për të cilin qytetarët kanë votuar, kryeparlamentarin të cilin e ka partia fituese dhe opozitën të cilin ia ka garantuar vendin e saj fuqia politike e derivuar prej zgjedhjeve. Ai që nuk don ta votojë Vjosa Osmanin, le ta votojë kundër Vjosa Osmanin”.

 

J X

nga kategoria

Momenti kur vaksinohet Albin Kurti

Posted by - 29/03/2021 0
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është vaksinuar i pari në vend me vaksinën Anti-COVID të AstraZenecas Në prani të ekipit…
pg slot