Categories: Lajme

Kongresmeni amerikan propozon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan Brian Mast, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres që synon të forcojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë qartësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas organizatës “Albanians for America”, amendamenti i paraqitur nga republikani nga Florida përfaqëson një hap domethënës në përcaktimin e prioriteteve strategjike të SHBA-së në rajon.

“Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, thuhet në njoftim.

Në dokumentin e propozuar kërkohet:

Mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO
Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën
Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushat e teknologjisë dhe sigurisë
Zgjerim i sanksioneve ndaj individëve dhe aktorëve që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
SHBA kanë qenë historikisht të përfshira në zgjidhjen e konflikteve në rajon, që nga përfundimi i luftërave të Jugosllavisë në vitet 1990.

Por në një kohë kur ndikimi amerikan në Ballkan po shihet me shqetësim nga vëzhguesit dhe vetë qytetarët e rajonit, ky propozim në Kongres shihet si një sinjal se Washingtoni nuk ka ndërmend të heqë dorë nga roli i tij strategjik në këtë pjesë të Evropës.

Nëse miratohet, amendamenti pritet të forcojë jo vetëm mbështetjen për Kosovën, por edhe të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për të rishikuar orientimin e saj gjeopolitik, në një kohë sfidash të reja për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Admin01

Recent Posts

Sulejmani: Komuna e Zhelinës po falimenton, mbi 6 milionë euro borxh!

Kandidati i AKI-së për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka ngritur akuza të rënda ndaj…

37 minutes ago

Pesë qytetarë kanë dorëzuar ankesa tek Komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji

Për rastet ku dyshohet për intevenime të panevojshme me stenta nëpër spitalet private të vendit,…

1 hour ago

Në Gostivar mbahet Gara e 31-të shtetërore e ndihmës së parë

Dhjetë ekipe që janë kualifikuar në garat rajonale në Gostivar do t’i tregojnë mjeshtëritë dhe…

2 hours ago

Shumë familje nga Gazi Babë e Çairit braktisin VLEN-in, rreshtohen pas Bujar Osmanit

Një grup i madh familjesh nga lagjja Gazi Babë te Çairit kanë braktisur VLEN-in për…

3 hours ago

Bajram Rexhepi: Nga 20 tetori administrata komunale do të jetë e lirë dhe profesionale

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune…

4 hours ago

Blerant Ramadani përgëzon kampionin 8-vjeçar nga Saraji, Betim Hasani fitues në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin…

4 hours ago