Komunikacioni në Maqedoni, 134 gjoba vetëm në Shkup

e postuar më at 10:47
63 0

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.04) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.

Nga MPB njoftojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 gjoba, në mesin e të cilave 59 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për vozitje pa leje, katër për parregullsi teknike të makinës.

“Tetë gjoba janë shqiptuar për përdorimin e telefonit mobil, gjashtë shoferë të motoçikletave, dy masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 14 sanksione për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Apelojmë tek qytetarët të respektojnë rregullat në trafik në mënyrë që të rritet siguria në rrugë”, thonë nga MPB.

nga kategoria