Komuna e Tetovës nuk e mban premtimin dhe nuk u përgjigjet gazetarëve, jetët e qytetarëve vazhdojnë të jenë në rrezik

e postuar më at 26/03/2021
87 0
  1. Nga Komuna e Tetovës nuk e mbajtën fjalën e dhënë se në muajin mars do të rregullojnë murin e rrezikshëm mbajtës në Banjën e Qytetit, të vetëdijshëm për nivelin e rrezikshmërisë, dy muaj më herët autoritetet komunale përmes Portalb bënë thirrje për kujdes të shtuar, deri në muajin mars. Sot që flasim, ende nuk kanë filluar punët për rregullimin e të njëjtit, rrezik përbëjnë shembjet anësore në gjithë rrugën ndërsa nga Komuna e Tetovës nuk dëshirojnë të përgjigjen, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017 me fonde të Bashkimit Evropian, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

Ana e majtë e kësaj rruge është thuajse e pakalueshme, si nga veturat ashtu edhe nga njerëzit të cilët sidomos gjatë këtyre muajve e frekuentojnë shumë Banjën e Qytetit, kjo për shkak të shembjeve anësore të cilat janë të rrezikshme.

J X

nga kategoria