Komuna e Haraçinës me rekord negativ, 0% arkëtim të tatimit në pronë

e postuar më at 11/03/2021
88 0

Sipas hulumtimit të Qendrës për komunikime qytetare, Komuna e Haraçinës si një nga komunat që i takon Rajonit tatimor të Shkupit, si një nga rajonet e mesatare më të lartë të realizimit, ka treguar realizim katastrofal të tatimit në pronë, me përqindje prej 0%, shkruan Smart News TV.

Sa i përket përpjestimit ndërmjet tetë rajoneve të vendit, poashtu ekzistojnë dallime në përqindjen e arkëtimit të tatimit në pronë. Mesatare më të lartë ka te komunat e Rajonit të Vardarit me 96 %, me përqindje të mirë qëndron edhe Rajoni Lindor me 93 %. Arkëtim më të ulët prej vetëm 57 % ka në Rajonin e Pollogut, pas tij qëndron rajoni më i madh, ai i Shkupit me mesatare prej 74 %.

Tatimi në pronë, Shkupi arkëton gjysmën e shumës së përgjithshme (Raport)

Komuna e Haraçinës me arkëtim të këtij tatimi prej 0 përqind, për shkak se kjo komunë as arkëton, as dorëzon vendime, as ka repart të tatimeve. Në raportin e QKQ thuhet se kjo komunë nuk ka bazë të të dhënave për tatimpaguesit, gjegjësisht nuk kanë informacion për atë se kush dhe sa pronë posedon në territorin e komunës së Haraçinës dhe vlerën e tyre. Nga kjo komunë nuk kanë pranuar të deklarohen në lidhje me pronarët dhe evidencat joekzistuese të pronave dhe tatimeve në pronë që duhet të paguhen çdo vit.

Në aspektin krahasimor të këtij hulumtimi, të ardhurat më të larta nga tatimi në pronë e ka Komuna Qendër, me rreth 2.3 milion euro në vit, dhe me më të ulëta, gjegjësisht pa të ardhura mbi këtë bazë është Komuna e Haraçinës.

Sipas të dhënave të QKQ për vitet 2017, 2018 dhe 2019, qytetarët dhe ndërmarrjet ju paguajnë mestare prej 21 milionë euro komunave të tyre për pronën që posedojnë në rajonin përkatës. Prej tyre, 10,2 milionë euro mbledhin komunat në përbërje të qytetit të Shkupit. Ky tatim përllogaritet si 0,1 përqind i vlerës së pronës, gjë që tregon se parcelat dhe ndërtesat në kuadër të komunave të Shkupit vlejnë sa pjesa e mbetur e shtetit bashkë./SmartNews/

nga kategoria