Smart News

Komuna e Gostivarit pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore”

Komuna e Gostivarit si pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore”, që vjen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar  nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), ka arritur të rrisë llogaridhënien si rezultat i bashkëpunimit dhe monitorimit të punës sonë nga vetë qytetarët. Kjo na u kumtua sot në prezantimin e këtij projekti nga përfaqësuesit e dy institucioneve të lartëpërmendura ndërkombëtare. Monitorimi i punës sonë në vitin 2022 dhe 2023, është bërë nga organizata të përzgjedhura të shoqërisë civile për programet e punës së komunave (niveli lokal). Të dhënat e monitorimit janë pasqyruar në një matricë lokale të monitorimit, ndërsa organizatat realizuan aktivitete përmes ekipeve të tyre me qëllim mobilizimin e komuniteteve për çështjet që monitorohen.-Thekson Taravari në Facebook

Exit mobile version