Smart News

Komuna e Gostivarit ndanë 300.000 denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Mjete financiare në vlerë prej 300.000 denarë ndahen nga buxheti i pushtetit lokal të Gostivarit për të ndihmuar popullatën e prekur nga tërmeti katastrofal i 6 shkurtit në Turqi.

Propozim nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është futur në rend dite të seancës e 19-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit, gjatë kësaj të marte.

Poropzoimi i kryetarit Taravari i cili sot ka ndjekur nga afër punën e Këshillit komunal, ka kaluar një zëri nga këshilltarët.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit në Turqi dërgoi edhe tetë zjarrfikës për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit të atjeshëm dhe disa ndihma humanitare.

Exit mobile version