Komuna e Gostivarit ndan 600.000 denarë për KF “Arsimi”

e postuar më at 22:27
58 0

Në seancën e 12 të Këshillit të Komunës së Gostivarit Propozim VENDIM Për ndarjen e mjeteve financiare klubit të Fudbollit “Arsimi”- Çegran –Gostivar, me çka këtij klubi iu nda ndihmë financiare prej 600.000 denarë.

Këtë e argumentoi Kryetari i këshillit të Komunës së Gostivarit i cili tha se për sukseset e klubit “Arsimi” ndajmë fillimisht këtë shumë.

Limani potencoi që shuma ishte dakorduar me përfaqësuesit e klubit dhe për këtë vit kalendarik do të ndahen 600.000 denarë, duke shtuar që vitin tjetër do të ketë shtim të mjeteve financiare.

“Pasi bëhet fjalë për vit kalenarik dhe tashmë jemi muaj shtator, ne ramë dakord që kërkesa të bëhet me këtë shumë të caktuar, të cilën realisht mund ta realizojmë. Të mos bëjmë politika ditore dhe këtu të propozojmë shuma marramendëse të cilat komuna e Gostivarit realisht nuk mund t’i realizojë. Kështu që për vitin e ri kalndarik 2023, do të ketë propozim tjetër dhe do të shihen nevojat e KF Arsimi nga Çegrani. Konform asaj dhe mundësive reale, do të sillet vendimi për vitin 2023”, tha Limani.

J X

nga kategoria

pg slot