Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Komuna e Gostivarit, sërish u u vlerësua për transparencën duke lënë pas Komunën e Tetovës dhe Komunën e Çairit.
Të dhënat bazohen sipas hulumtimit paraprak në ueb-faqet e komunave për periudhën 10 prill deri më 15 maj, ndërsa Komuna e Gostivarit çdo vjet është vlerësuar për transparancën dhe nga tre komunat më të mëdha të qeverisura na kuadrot shqiptare, Komuna e Gostivarit zgjidhet si komuna më transaprente.
Transapranca në institucion është mjet tepër i rëndësishëm që lufton korrupsionin dhe parandalon korrupsionin, andaj shfrytëzimi i këtij mjeti rrit besimin e qytetarëve dhe parandalon korrupsionin.