Komuna e Gostivarit: Këto janë dokumentet që nevojiten për të marrë subvencionin për nxënësit e klasës së parë

e postuar më at 16:07
42 0

Departamenti për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve në Komunën e Gostivarit, njofton familjet të cilat kanë të regjistruar nxënës në klasat e para për vitin shkollor 2022/2023 në të gjitha shkollat fillore të Gostivarit, se për të siguruar mbështetje financiare të njëhershme në vlerë prej 1.500,00 denarë, do të duhet që në shkollën ku fëmija i tyre ndjek mësimin, të dorëzojnë dokumentet në vijim:

1. Kërkesë për ndihmë financiare të njëhershme për familjet që kanë fëmijë në klasë të parë në vitin shkollor 2022/23
2. Vërtetim për nxënësin e regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2022/2023, e verifikuar nga shkolla fillore në territorin e Komunës së Gostivarit (origjinal);
3. Fotokopje e Certifikatës së lindjes (e nxënësit në klasë të parë)
4. Fotokopje e Letërnjoftimit të vlefshëm;
5. Fotokopje e llogarisë aktive të transaksionit të të njëjtit prind;

Afati i dorëzimit të dokumenteve, skadon më 12.09.2022.

Kujtojmë se në fund të muajit gusht, Këshilli i Komunës së Gostivarit kaloi Propozim-vendimin ër mbështetje financiare të njëhershme për familjet e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2022/2023.

“Me vendim të Këshillit të komunës do t’i përkrahë të gjitha familjet që kanë fëmijë që fillojnë në klasën e parë me një shumë prej 1.500 denarë, andaj shpresojmë që sadopak të kontribuojmë në uljen e shpenzimeve për përgatitjen për shkollë. Shpresojmë që kjo ndihmë të jetë e mirëpritur”, deklaroi kryetari i këshillit, Valbon Limani.

J X

nga kategoria

pg slot