Komisioni për parandalim të korrupsionit vendoset në hapësira prej 2430 metra katrorë

e postuar më at 14:50
72 0

Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit(KShPK) filloi me vendosje në hapësirat e reja, me sipërfaqe prej 2430 metra katrorë, me tre kate, në objektin e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, përballë MPJ-së.

Me këtë zgjidhet problemi me hapësirë i KShPK-së dhe mundësohet vënja në funksion i softuerit dhe pajisjeve për lidhje me 17 institucionet tjera nga të cilat duhet të thithen informata gjatë zbulimit të rasteve të prekura nga korrupsioni dhe përplasje interesi, përcjell SmartNews.

„Me këtë përfundimisht zgjidhet një problem, pas disa tentativash për sigurim të hapësirave përkatëse për funksionim dhe punë normale”, deklaroi zv.kryeministri për parandalim të korrupsionit Ljupço Nikollovski, pas vizitës në hapësirat e reja bashkë me drejtorin e ShPP, Pece Mirçevski dhe kryetaren e KShPK Biljana Ivanovska.

Ai tha se me vendim të Qeverisë nga buxheti janë ndarë 49 milionë denarë për krijimin e një regjistri për persona të zgjedhur dhe të emëruar, dërgim elektronik të deklaratës për gjendjen e pronës dhe interesave dhe publikimin e tyre.

Kryetarja e KShPK-së tha se më në fund është zgjidhur njëri nga problemet më të mëdha të komisionit, të ketë hapësirë të përshtatshme për funksionimin e tij.

„Me këtë iu përgjigjemi kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare, e cila na dorëzoi ndihmë në pajisje – serverë, për çka në këto hapësira gjetëm kushtet përkatëse. Kështu zgjidhet një problem i madh”, tha Ivanovska./SmartNews/

nga kategoria