Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

e postuar më at 18:56
85 0

95 deputetë miratuan nevojën e ndryshimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë kurse 7 prej tyre u deklaruan kundër. Propozim ndryshimi ligjor parashikon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë brenda vendit për në shtator. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ta kundërshtuar atë dorëzuan 200 amendamente të cilat u cilësuan si të parregullta nga aspekti formal për t’u shqyrtuar në Komisionin për çështje evropiane. Nuk u pranuan as tre amendamentet e “Të majtës”. Pas komisionit, procedura kalon për votim përfundimtar në seancë plenare.

Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

Arsyeja është kryekëput politike dhe kryekëput në dëm të shqiptarëve. Për arsye se realisht të gjithë subjektet politike, të gjithë shqiptarët, të gjithë faktorët relevant u angazhuan që diaspora shqiptare në mënyrë masive të regjistrohet. Andaj i lus dhe kërkoj nga deputetët e BDI-së të mos e përkrahin këtë propozim-ligj, të mos lejojmë që të na përsëritet 2011-2012- deklaroi Skender Rexhepi, koordinator i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Propozim-ligji nuk e ndërpret procesin e regjistrimit të diasporës por përkundrazi, propozim-ligji një fjalë që është sot në votim, përskaj afatit 1 mars-21 prill e vazhdon afatin e regjistrimit të diasporës deri në afatin kur duhet të mbarojë regjistrimi brenda vendit më 30 shtator- tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Nisma për shtyrjen e regjistrimit erdhi pas takimit të liderëve Zaev dhe Mickoski, të hënën. Ajo ndryshon datat e zbatimit të regjistrimit në terren kurse parashikon që regjistrimi elektronik i diasporës të vijojë deri në përfundim të shtatorit.

Po si rezultat i takimit të liderëve, në Kuvend u procedua edhe nisma për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Ajo ka të bëjë me krijimin e kushteve ligjore për përdorimin e terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit si dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor. Nevoja për ndryshimin e Kodit zgjedhor u votua unanimisht nga të gjithë deputetët prezent në sallë dhe shqyrtohet më tej në Komisionin për sistem politik./Alsat

nga kategoria