Komisioni Anti-korrupsion, dyshime për larje parash nga bastoret

e postuar më at 16:52
51 0

Komisioni Anti-korrupsion gjatë kontrollit të gjendjes pronësore-juridike të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar dhe vërtetësinë e të dhënave të parashtruara, ka hasur në dyshime për keqpërdorim të të dhënave zyrtare dhe dyshim për larje parash nga bastoret sportive. Sipas anëtarëve të Komisionit, ka lëshim ligjor dhe ata kërkojnë takim me kompetentët që të intervenohet në ligjin që rregullon lojërat e fatit.

“Mendoj se ne si Komision me urgjencë duhet të reagojmë, të kërkojmë shqyrtimin e Ligjit për rregullimin e pagesës me kesh, sepse tani për tani me kontrollin primar rreth 40 mijë euro janë vendosur për deklaratat tatimore pa dijeninë e qytetarëve.”,- tha anëtari i Komisionit, Goran Trpenoski.

Për dyshimet e Komisionit Anti-korrupsion janë informuar Policia Financiare dhe Drejtoria e të Hyrave Publike.

“Dështues është fakti që Drejtoria e të Hyrave Publike e ka vërejtur këtë disa herë, por reagim nuk kemi parë.”,- tha Sofka Pejovska Dojçinovska.

“Ne nuk e dimë deri në çfarë mase është e përhapur kjo, por vlerësoj se kjo duhet të shqyrtohet dhe në mënyrë adekuate të merren masa dhe aktivitete.”,- tha një anëtar i Komisionit.

Sipas Komisionit për Anti-korrupsion, ekziston një e metë e madhe sistematike dhe se Ligji mbi Lojërat e Fatit “lejon mashtrim financiar ose pastrim parash ose dyshim për ndonjë krim”. Anëtarët e Komisionit pranuan propozimet e Trpenoskit për reagim të shpejtë, por gjithashtu sugjeruan takime me institucionet kompetente për zgjidhjen e çështjes sa më shpejt të jetë e mundur dhe lëshimet sistematike. Trpenoski apeloi te qytetarët dhe ata që luajnë lojëra fati, të kontrollojnë deklaratat e tyre tatimore, sepse, sipas tij, ka raste të humbjes së ndihmës sociale, vjedhjes së të dhënave personale, marrjes së kredive dhe shume raste të tjera.

J X

nga kategoria