Komentuesit vënë me shpatulla pas murit Artan Grubin

e postuar më at 13:42
38 0

Zv/kryeministri, Artan Grubi, ka ironizuar sot me koalicionin e opozitës shqiptare me VMRO-DPMNE-së. Ai këtë koalicion e ka quajtur si “koalicioni 27”, duke risjell në kujtim ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Por, nuk kanë vonuar as edhe reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale. I freskët është mbi gjitha kujtimi i përqafimit të Artan Grubit, me djalin e ish Drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, pikërisht në korridoret e kuvendi.
“Gjithashtu edhe koalicionit “monstra” te fala djalit Mihajlkovit tjera her mos e perçaf vec , po edhe puthe”
“Të fala me rastin e Kumanovës, rasti Monstra, rasti Alfa, rasti i Rexhailit, rasti Telekom, rasti i aferës seksuale në Ministrinë e punëve të jashtëme e shumë raste të tjera që këto 20 vite keni qenë dorë e zezë e kësajë shoqërie sidomos për ne shqiptarët.”
“Seles ja pregadite ti o celbesir jo vmro por ti dhe kllapa vrastare jotja! Perqafimet me djalin e mijallkovit flasin te verteten!Kualicioni”brat lube” esht shum i rrezikshem!”, janë vetëm disa nga komentet e ndryshme që mund të hasen në rrjetet sociale.

T F

nga kategoria