Koalicioni ASH-AAA: Pse hesht “Konstanta” e VMRO-së dhe LSDM-së e quajtur BDI

e postuar më at 15:30
76 0

Koalicioni Aleanca Shqiptare- Alternativa ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për të zbardhur aferën Mafia, në të cilën 215 kriminelë nga shtete të ndryshme janë pajisur më pasaporta në Maqedoninë e Veriut duke përdorur identitet të vjedhur.  Koalicioni pyet se pse hesht siç e quajnë ata konstanta e VMRO-së dhe LSDM-së që e ka emrin BDI.

Bujare Abazi, përfaqësuese e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pak ka rëndësi nëse pasaportat janë dhënë në kohën e LSDM-së ashtu siç thotë Mickoski, ose në kohën e VMRO-së siç thotë Zaevi, por një gjë është e sigurt se BDI ka qenë aty gjatë gjithë kohës për t’ju dhënë pasaporta kriminelëve kurse shqiptarët i ka lënë pa shtetësi.

Koalicioni i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar  BE, NATO dhe SHBA, që të bëjnë trysni në strukturat qeveritare, që lufta kundër krimit dhe korrupsionit, të fillojë nga kokat e policisë, prokurorisë e gjyqësisë, sepse sipas tyre mbështetja ose mbrojta e bandave vjen pikërisht nga njerëz të caktuar të pushtetit aktual.

Bujare Abazi, përfaqësuese e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Kokat e Ministrisë së Punëve të brendshme janë vetë në krim e korrupsion, prandaj nuk mundet shteti edhe pse është anëtare e NATO-së të pastron veten nga këto grupe që operojnë në shoqërinë tonë dhe bëjnë veprime kriminale me çka e cenojnë sigurinë e qytetarëve të pafajshëm të vendit tonë”

Sipas koalicionit Alternativë –Aleancë,  Ministria e punëve të brendshme më lehtë i furnizon me pasaporta kriminelët, sesa qytetarët e vet që i plotësojnë kriteret për të marrë një të tillë.

J X

nga kategoria