Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të duhet të vazhdojë seancën e 29-të, ku në procedurë parlamentare janë më shumë ligje. Ndër propozimet ligjet janë: për huamarrje tek Banka Ndërkombëtare për Përtërirje dhe Zhvillim-Banka Botërore, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për letërnjoftime si dhe propozim-ligje të tjera,
Por nga ana tjetër, Kuvendi ditëve të fundit është i bllokuar nga amendamentet masive të përgatitura nga ana e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Altemativa.
Deputetët e koalicionit kanë përgatitur rreth 10 mijë amendamente që sot dhe nesër do t’i dorëzojnë kundër 10 ligjeve të cilat janë në komisionin parlamentar për Financa dhe Buxhet. Nga grupi parlamentar i ASH-AAA kanë thënë se nuk heqin dorë nga bllokimi i punimeve të Kuvendit, derisa nuk do të zhbllokohet ligji për shtetësi dhe të gjindet zgjidhje për këtë problematikë. Veprimi i tyre pasoi pas refuzimeve nga LSDM dhe VMRO-DPMNE ndaj ligjit për shtetësi.