Kluge: Vaksinat përmes sistemit KOVAKS do të arrijnë për disa javë

70 0

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë gjithçka që duhet jo vetëm për furnizim të vaksinave kundër Kovid-19, por plotësisht është përgatitur edhe sistemi shëndetësor për imunizim.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bëri gjithçka që duhej, jo vetëm për vaksinat, por edhe për gatishmërinë e sistemit shëndetësor, të sigurojë trajnim dhe pajisje adekuate. Edhe porosia për Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë është bërë sepse tani bëhet fjalë për disa javë. Jam në kontakt me selinë e UNICEF-it, si dhe me zyrën rajonale që të bëhet gjithçka që është e mundur që të përshpejtohet procesi”, theksoi Kluge sonte në një intervistë për Televizionin Tellma.

Ai paralajmëroi se vaksinat përmes sistemit KOVAKS në shtet do të arrijnë për disa javë, por nuk tregoi datë konkrete, derisa UNICEF-i dhe prodhuesi nuk e dakordojnë transportin e vaksinave.

Sipas tij, nevojitet që të kemi durim, sepse të gjitha vendet e botës po përballen me mungesë të vaksinave.

Maqedonia e Veriut nga sistemi KOVAKS mund t’i presë vaksinat e “AstraZeneka”, të cilat Kluge tha se janë efikase, edhe krahas asaj që disa vende përkohësisht e ndërprenë imunizimin me këtë vaksinë, për shkak të efekteve të padëshiruara, të cilat sipas OBSH-së janë të vogla në krahasim me popullsinë në tërësi.

Kluge shtoi se edhe këtë vit do të përballemi me pandeminë, por për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ajo do të mund të kontrollohet dhe menaxhohet më mirë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria