Kjo qeveri le qytetarët pa shpresë

e postuar më at 21:49
151 0

Shkruan: Gazmend Aliu

Çfarë joserioziteti nga një ministër dhe një qeverie e cila e ka për obligim të kujdeset për qytetarët e vet. Në vend të sjellë vaksinat këtu, kjo qeveri ka zgjedhur rolin e lypsit dhe delenxhiut. Populli paguan sigurim shëndetësor këtu, por qeveria i detyron të shkojnë në një shtet të huaj që të vaksinohen.

Ministri del e mburret se po bën punë të madhe se ka marrë ca vaksina dhuratë, e harron se të dielën nuk kalohej dot nëpër kufij e në autostradën drejt Beogradit , nga makinat e qytetarëve që shkonin për vaksinim atje. Pashë një film para ca ditësh, që tregonte se si shërbimet e ndryshme punojnë për shkatërrimin e shteteve. Për ta shkatërruar një shtet, shkatërroja shpresën, thuhej në film. Qeveria këtë film po na e bën realitet. Qeveria me paaftësinë e saj po punon të na e shkatërrojë edhe atë pak shpresë se pandemisë Covid do i vijë fundi shpejt. Do të na e marrë edhe shpresën për jetën.

Kjo qeveri luan me shpresat tona, ashtu siç luan me spitalet ku mezi gjen një vend të lirë, me arsimin që na e helmon me tekste antishqiptare, me kulturën ku nuk na jep as atë që na takon nga hisja jonë në buxhet, me mungesën e ujit , kanalizimeve e rrugëve, me trajtimin si qytetar i dorës së dytë.

Loja e saj u pa edhe dje, kur prej frikës nga humbja e statusit të etnitetit të privilegjuar, ndaluan regjistrimin vetëm dy ditë para fillimit të tij zyrtar, sepse u trembën nga shifrat e shqiptarëve të diasporës. Kjo qeveri i ka vënë detyrë vetes të na mbysë shpresën, e qytetarët duhet t’i vënë detyrë vetes ta përmbysin këtë qeveri.

nga kategoria

Le të shpëtojmë vendin!

Posted by - 17/04/2021 0
Le të përdorim të gjitha lidhjet tona, le të kontaktojmë ambasada dhe ambasadorë, njerëz me pushtet e faktorë të vendeve…