Categories: LajmePolitika

Kjo fotografi e demanton Arben Fetain: “Botën Serbe” e solli këmbëkryq në Shkup qeveria e VMRO-VLEN!

Flaka editorial

Në një përpjekje të tejdukshme për të deformuar narrativën politike dhe për të zhvendosur vëmendjen nga realiteti aktual, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka dalë me një deklaratë tendencioze dhe të pabazë, ku përpiqet t’ia faturojë qeverisë së kaluar ndikimin e ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Duke u thirrur në Raportin e Parlamentit Evropian për periudhën 2023–2024, Fetai sulmon Ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, për gjoja heshtje ndaj këtij fenomeni – një akuzë që bie ndesh me faktet.

Së pari, është ironike që kjo kritikë vjen nga një përfaqësues i një qeverie ku ndodhet edhe Ivan Stoilkovic – një figurë e njohur për afërsinë me narrativën nacionaliste serbe dhe i cili, gjatë mandatit të tij si zëvendëskryeministër, solli në Shkup as më pak e as më shumë se vetë Milorad Dodikun – simbolin e politikës destabilizuese të “Botës Serbe” në rajon. Për këtë veprim provokues, z. Fetai nuk e ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen e partnerit të tij qeveritar. Heshtje totale.

Pra, si mundet dikush që bashkëqeveris me përfaqësues të linjës pro-serbe, të akuzojë një ministër shqiptar për nxitje të po të njëjtit projekt?

Së dyti, pretendimi se Bujar Osmani nuk ka zhvilluar takime me përfaqësues të Kosovës është një tjetër e pavërtetë që bie shpejt në ujë. Bujar Osmani ka takuar homologen e tij kosovare Donika Gërvalla në disa raste zyrtare dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti. Deklaratat e Fetait janë, si shumë herë më parë, të ndërtuara mbi përçartje politike që më tepër i shërbejnë krijimit të tymnajës sesa ndriçimit të së vërtetës.

Fetai, i njohur për retorikën e tij kontradiktore dhe kalkulimet e gabuara politike, vazhdon të veprojë në mënyrën më të vjetër të politikës: shpall fajtorë të tjerët për mëkatet që ai dhe qeveria e tij po i jetojnë në të tashmen.

Në fakt, pikërisht qeveria aktuale, ku VLEN-i mban poste kyçe, ka treguar një butësi të pakuptueshme ndaj shtrirjes së ndikimit serb në institucionet shtetërore. Ishte vetë Arben Taravari, lider i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga ish-arkitektët e kësaj qeverie, që dha alarmin: Qeveria e VMRO-VLEN është kthyer në “fole të Botës Serbe”.

A thua vallë, kur flasin ndërkombëtarët, opozita shqiptare dhe vetë partnerët e tij politikë për rrezikun serb në vend, të gjithë janë të gabuar – dhe vetëm Arben Fetai ka të drejtë?

Në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e qeverisë aktuale në ruajtjen e integritetit shtetëror dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve, Fetai përpiqet të krijojë alibi politike duke sulmuar figura që janë pranuar ndërkombëtarisht për seriozitet dhe rezultate. Por propaganda e zbrazët nuk mund të mbulojë dështimet konkrete.

E vërteta është kjo: Bota Serbe është më aktive sot se kurrë. Dhe përgjegjës për këtë janë ata që janë sot në pushtet – jo ata që për vite luftuan për orientimin euroatlantik të vendit dhe për avancimin e pozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Admin01

Recent Posts

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

46 minutes ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

1 hour ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

2 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

2 hours ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

4 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

4 hours ago