Këto janë simptomat e kancerit të mushkërive

e postuar më at 19:03
107 0

Simptomat e kancerit të mushkërive përfshijnë një gjendje me kollë dhe ndjenjën e mungesës së energjisë ndaj të cilave duhet kushtuar kujdes.

Rreth 45,000 njerëz janë të prekur nga kanceri çdo vit në Britaninë e Madhe.

Kollitja që nuk largohet madje edhe pas dy apo tre javëve, mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive, sipas NHS-së.

Shenjat e tjera të kancerit përfshijnë infeksione të vazhdueshme të gjoksit dhe kollitje me gjak.

Nëse kini dhimbje gjatë frymëmarrjes ose gjatë kollitjes mund të çojnë deri te zhvillimi i gjendjes.

Lodhja konstante, mungesa e energjisë, humbja e pashpjegueshme e peshës dhe frymëmarrja e shkurtër janë po ashtu shenja të kancerit të mushkërive.

Më shumë se 85% e rasteve të kancerit në mushkëri shkaktohen nga pirja e duhanit, sipas NHS-së.

Pirja e 25 cigareve në ditë e rritë rrezikun nga kanceri në mushkëri për 25 herë, krahasuar me një jo duhanpirës.

Ekspozimi ndaj elementeve të rrezikshme si arseniku, azbesti, kadmiumi dhe beriliumi po ashtu mund të shtojnë rrezikun nga kanceri në mushkëri.

nga kategoria