Këto emra pritet të emërohen në postet kryesore në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës

95 0

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit tashmë është në finalizim të ndarjes së posteve qeveritare dhe në legjislativ.

Sipas informatave të Smart News, pas negociatave të brendshme mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është arritur dakord që Donika Gërvalla do të emërohet ministre e punëve të jashtme, Faton Peci zëvendëskryeministër, Arben Vitia ministër i shëndëtsisë dhe Xhelal Svecka ministër i punëve të brendshme.

Kryetar i Kuvendit të Kosovës është dakorduar të jetë Glauk Konjufca, i cili e kreu këtë funksion një periudhë të shkurtë në fund të vitit 2019.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që më 22 mars të konstituohet Kuvendi i ri./SmartNews/

 

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria