Këtë fundjavë orë policore nga ora 17 deri në ora 5 të mëngjesit?

176 0

Orë policore nga ora 17 pasdite deri në ora 05 të mengjesit, të premten e ardhshme deri të hënën është një nga masat e mundshme restriktive që planifikohen në Maqedoninë e Veriut për këtë fundjavë.

Mendohet edhe për “lockdown” të plotë gjatë dy ditëve të fundjavës, por ai opcion është më pak i mundur, por shtimi i masave restriktive është i pashmangshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë vërtetojnë se ka mundësi të pasojë fundjavë me masa më restriktive për mbrojtje nga Covid-19, por se vendim të tillë ende nuk ka. Nëse do të ketë masa të tilla varet nga numri i të infektuarve gjatë ditëve deri të premten./Smartnews/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria