Sot pritet të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria e re ose ndryshe Kurti 2.
Bazuar në burime, ministrat që priten të u besohen dikasteret për t’i drejtuara janë si në vijim:
Një nga zëvendësit e Albin Kurtit në Qeveri, do të emërohet, Besnik Bislimi.
Pozita e Ministres së Punëve të Jashtme është rezervuar për Donika Gërvallën, ish-anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bija e veprimtarit, Jusuf Gërvalla.
Në ministrinë e Punëve të Brendshme, kthehet Xhelal Sveçla.
Dikasterin e financave në qeverinë e ardhshme mësohet se do ta udhëheqë ish-deputeti Hekuran Murati, ndërkohë si ministre e Ekonomisë do të rikthehet Rozeta Hajdari.
Haxhi Avdyli pritet të jetë Ministër i Shendetsisë.
Emri tjetër i ri në qeverinë “Kurti 2”, do të jetë Hajrulla Çeku. Ai pritet të emërohet Ministër i Kulturës.
Çeku ka përvojë në pozita ekzekutive, por jo në Kosovë. Ai ishte një nga kosovarët e përzgjedhur për qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri, ku pati ushtruar funksionin e zëvendësministrit në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Ministria e Arsimit, do t’i besohet Arbërie Nagavcit.
Emilia Rexhepi e cila vjen nga komunitetet pakicë, pritet që të emërohet ministre e Pushtetit Lokal.
Albulena Haxhiu pritet të rikthehet si ministre e Drejtësisë.
Faton Peci do ta drejtojë ministrin e Bujqësisë.
Ministria e Mjedisit i është besuar Liburn Aliu.
Ministria e Mbrojtjes mendohet të jetë Enver Dugolli, ish zvministër, në qeverinë Kurti 1.
E minister i infrastrukturës pritet të jetë njëri nga anëtarët e LVV-së.
KOSOVË
Shteti ia bën bajat Afrim Muqiqit, Policia i futet në dasëm
 100vw, 1200px” data-lazy-src=”https://in7.tv/wp-content/uploads/2021/03/163281344_189557702690189_4377572778436275159_n.jpg” /></div>
<div class=)
Që sonte Afrim Muqiqi ka vendosur t’i mbajë dasmat përkundër rregullave.
Kështu u bë e ditur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në restorantin Diamond në Lipjan ku ishte duke kënduar Afrimi është rrethuar nga policia.
Aty janë duke u dënuar të gjithë dasmoret, po ashtu edhe këngëtari në fjalë si pasojë e shkeljes së rregullave anticovid./Indeksonline/
KOSOVË
Selmanaj pas reagimit të Qunit: Qenka prek “gjenerata e re reformatore” e LDK-së
 100vw, 810px” data-lazy-src=”https://in7.tv/wp-content/uploads/2020/03/driton-selmanaj.png” /></div>
<div class=)
Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ka vazhduar replikat lidhur me reformimin e LDK-së.
Pas reagimit të Anton Qunit, ai ka thënë se “Qenkan prek pak ‘gjenerata e re reformatore’ e LDK-së”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pajtohet se duhet dëgjuar me kujdes zëri qytetar dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por sipas tij, ky reflektim duhet të fillojë pikërisht nga ata që për 20 vjet mbajtën pozita të rëndësishme në LDK dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.
“Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo ‘dream team’!. Kjo kohë ka kaluar!…”, ka shkruar ai.
KOSOVË
Quni i kundërpërgjigjet Selmanajt: LDK-së po i rikthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt
 100vw, 750px” data-lazy-src=”https://in7.tv/wp-content/uploads/2020/06/anton-quni-750×433-1.jpg” /></div>
<div class=)
Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur Driton Selmanajt, i cili kishte thënë se “turri e vrapi” për t’u takuar me Vjosa Osmanin është vetëm turr për ta rrëzuar LDK-në më poshtë.
Zv.kryeministri në detyrë Selmanaj kishte kritikuar pas vendimit të LDK-së për takim të veçantë me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentes.
Quni ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i fundit nga liderët e partive që është takuar me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj. Osmanin; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni.
-
KOMENTE1 month ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
LAJME1 month ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
LAJME2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
LAJME4 weeks ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
LAJME4 weeks ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
LAJME2 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
LAJME2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
LAJME1 month ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl