Këta emra pritet të jenë ministrat e Qeverisë Kurti 2

71 0

Edhe pak ditë na ndajnë deri në seancën konstitutive dhe seancën për formimin e Qeverisë Kurti II. E tashmë janë përfolur disa emra për ministra në Qeverinë Kurti si dhe për kreun e Kuvendit.

Vjosa Osmani pritet ta ketë pozitën e Presidentit të vendit.

Albin Kurti-Kryeministër

Krye parlamentar- Glauk Konjufca.

Zëvendës Kryeministër Besnik Bislimi

IndeksOnline nga burime të sigurta ka arritur që të marrë vesh për disa nga ministritë dhe emrat potencial për të qenë në krye të tyre.

1.Ministria e Punëve të Jashtme; Donika Gërrvalla.

2.Ministria e Punëve të Brendshme; Xhelal Svçela.

3.Ministria për Arsim; Arbërie Nagavci.

4.Ministria për Shëndetësi; Arben Vitia.

5.Ministria e Financave; Hekuran Murati

6.Ministria për Tregti; Rozeta Hajdari.

7.Ministria për Kulturë; Hajrullah Çeku.

8).Ministria për Bujqësi; Faton Peci

9).Ministri për Mjedisit; Liburn Aliu

10).Ministria e Drejtësisë; Albulena Haxhiu

E për ministritë si ajo e Infrastrukturës e Ministria e Mbrojtjes siç duket ende nuk është vendosur.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti tashmë kanë përfunduar shumicën e takimeve konsultative me partitë politike për formimin e institucioneve.

Osmani dhe Kurti tashmë kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësuesit e komuniteteve, ndërsa sot do të takojë përfaqësuesit e goranëve dhe të premten liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Një ditë më parë është mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së shtatë, ndërsa është vendosur që seanca konstitutive të mbahet më 22 mars, në ora 10:00.

Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që ushtruesja e detyrës së presidentit të dërgojë letër për mandatarin, ndërsa pas kësaj të mbahet edhe seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria