Këshilli protestues dorëzon Memorandum në Qeveri, zyrën e BE-së dhe Ambasadën amerikane: Gjenerator i krizës është Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

e postuar më at 12:30
122 0

-Kushtetuta e vendit shpreh pabarazi dhe diskriminim të shqiptarëve në shumë segmente.
-Preambula e Kushtetutës M. e Veriut e definon si shtet unitarist, ku sovraniteti u takon M.të Veriut dhe të tjerëve, që bie ndesh me realitetin binacional ose multinacional të vendit.
-Gjuha maqedonase ështe e sanksionuar me ligj, gjersa gjuha shqipe futet në grupin e gjuhëve që e flasin një dhe dy për qind. Emërtimi ,,gjuha shqipe” nuk përmendet askund në Kushtetutë.
Sa u tha më lartë, dhe shum që nuk është thënë, kjo Kushtetutë dhe ky sistem i instaluar socio-politik, e stimulon hegjemonizmin e maqedonasve të Veriut ndaj shqiptarëve, te të cilët nxit frustracione, inferioritet dhe rrevoltë kundët pushtetit.
-Ligji për përdorim të Gjuhës Shqipe nuk zbatohet ( ka një reterim sa i takon Kushtetutës së vitit 1974), edhe pse, ka një Drejtori të ngarkuar me këte çështje. E gjitha kjo ndodh se, Gjuha Shqipe nuk ështe e sanksionuar me ligj; nuk janë ndërtuar mekanizma që i dënojnë, ata që abuzojnë me përdorimin e saj.
-Gjykatat e M. e Veriut janë institucione, të cilët, pothuajse në çdo raport të State -Department për të drejtat dhe liritë e njeriut, konsiderohen si një ndër dhjetë çështjet më delikate të vendit. Në çdo Raport vjetor, flitet për nevojën e reformimit dhe të përmirësimit të efçencës së tyre. Një ndër kushte e BE për hapjen e negociatave me M.e Veriut, (neni 8) është Reformimi i gjykatave, përfundimi i lëndëve të filluara dhe të pafilluara, departizimi i administratës, nepotizmi…
-Gjykatat e vendit i dënojnë shqiptarët duke përdorë standarte të dyfishtë. Ata janë segregacioniste, antihumane dhe rraciste.
-Shqiptarët dënohen me dënim maksimal, edhe pse, prokuiroria nuk ka aritur ta zbulojë, motivin, as mjetin me të cilin është kryer vepra dhe as përfitimin nga vepra e kryer. Sipas normave juridike, edhe në rast se i akuzuari do ta pranonte veprën, në rast se ajo, nuk do të dëshmohej nga pro
kuroria, verdikti do të duhej të jetë lirimi i të akuzuarit ose një dënim minimal.
Në rastin e Kumanovës, shteti ka praktikuar terrorizëm duke gjuajtur i pari nga helikopteri, në një vendbanin, në caqe të paselektuar. Në këte rast, është gjuajtur e gjithë lagja ku ka qenë i vendosur grupi i armatosur. Edhe vetë Kryeministri z. Zaev ka deklaruar se ,,rasti i Kumanovës është një rast politik dhe i montuar.’’ Shqiptarët dënohen pa u kryer balistika e armëve (rasti i Kumanovës…) Nuk merren parasysh dëshmitarët e mbrojtjes, ose rrethanat lehtësuese.
-Të mos flasim për rastin ,,Liqeni i Smilkovës.’’ As në këtë rast nuk është zbuluar motivi, mjeti me të cilin është kryer vepra penale dhe as përfitimi i të akuzuarve nga kryerja e kësaj vepre të rrëndë!
-Kur janë në pyetje shqiptarët, gjykatat e vendit praktikojnë Apardhejt të vërtetë.
-Derisa për ish të burgosurit politik maqedonas, ka një ligj për çdëmtimin , Ligji i shqiptarëve, për çdëmtim të ish të burgosurve politik, është ,,syrgjynosur’’ në sirtarët e Parlamentit të MV. Nuk ka dalë as nëKomisionin për sistem politik?
-Derisa për ,,branitelët’’ ka një ligj, të cilin e shijojnë edhe nipërit e të përmendurve, për shqiptarët e UÇK nuk ka një të tillë.
– Derisa maqedonasit (branitelat) vlerësohen si heronj, – shqiptarët (ish ushtarë të UÇK), – emërohen si terroristë.
-Vetëm të akuzuarit e ,,grupit të Kumanovës’’ janë dënuar me 760 vjet burg. Ata janë dënuar me më shumë vite burg se të gjithë oficerët Naci-fashistë të Hitlerit në Procesin e Nyrnbergut.
-Të mos flasim për ,,rasti Alfa’’ ku me video film dëshmohet se i dënuari me burg të përjetshëm, nuk është autori i vrasjes.
-Shqiprarët dënohen me dënime drakonik, me dëshmitarë të koduar, dhe në mënyrë konspirative. Dëshmitarin e koduar nuk mund ta takojnë dhe ti bëjnë pyetje as avokatët e mbrojtjes.
Pa marë parasysh veprën penale, pala e ,,të zgjedhurve’’, – dënohen me burg shtëpiak ose shpallen të paaftë për vuajtje të dënimit.

-Shqiptarët persekutohen dhe u bëhet presion për tu shpërngulur nga lagje të tëra si: Lagjja Nerez, Karposh, Qendër, Radishan…. Të gjithë ata që i rrahën fëmijët nëpër autobusët e Shkupit, që ua dogjën dyqanet shqiptarëve në Lagjen Karposh, ata që me bomba i sulmuan shqiptarët në Lagjen Radishan, të gjithë ata, asnjëherë nuk u nxorën përpara gjykatave të vendit.
-Shqiptarët, edhe pse janë burimi kryesor i remitancave, ata në trojet e veta trajtohen si zezakët në Amerikën e kohës së Roza Parks.
Kundër shqiptarëve Qeveria pëprdor shovenizëm ekonomik, sa u takon investimeve kapital dhe, orientimit të investitorëve të huaj në regjionet maqedonase. Kjo drejtësi selektive, nxit rrevoltën e shqiptarëve kundër hegjemonizmit , sistemit ekonomik dhe socoi-politik të vendit.
-Sistemi juridiko kushtetues vuan nga kapsllëku, nga mendësia komuniste dhe hegjemonizmi.
-Shqiptarëve u mohohet edhe e drejta e protestës (neni 4-a i ligjit për protesta). Në 26 shkurt, protestuesit u provokuan nga pushteti, i cili e vendosi kordonin e forcave speciale mbi 500 metra larg vendit ku ishte lajmëruar mbajtja e protestës.
Pushtetarët maqedonas e praktikojnë thënien ,,Çka la ujku, le të hajë çakalli.’’
-Zgjidhje e kësaj gjendjeje të padurueshme janë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshim i mentalitetit unitarist dhe hegjemonist i shtetit dhe i ,,të zgjedhurve.’’
Shqiptarët kanë edhe rrugë të tjetra, të cilat, janë të detyruar ti ndjekin! Rrofshi!

Shkup, 02.04.2021

 

nga kategoria