Këshilli i Komunës miratoi vendim për zgjedhjen e ofertuesve për ndërtimin e tre garazheve në kate

e postuar më at 19:29
13 0

Këshilli i komunës së Gostivar, me shumicë votash, miratoi vendim për zgjedhjen e ofertuesit për ndërtimin e tre garazheve në kate.
Këshilli Komunës, paraprakisht ka marrë vendim për realizim të garazheve në kate me partneritet privato-publik.
“Me akt-vendim të kryetarit të Komunës është formuar Komision 5 anëtarësh dhe ky komision e ka bërë shpalljen e konkursit duke e publikuar në Gazetë Zyrtare, BE dhe tre gazeta ditore. Për dërgim të ofertave, komisioni dha 30 ditë afat. Pas evalvimit komplet te Ofertave të dorëzuara dhe Raportin e auksionit elektronik është përgatitur Raport përfundimtar i evalvimit të ofertave me propozim për zgjedhje”, sqaruan nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal
Vlen të theksohet se këto garazhe do të ndërtohen me partneritet publiko-privat dhe se vënia e tyre në funksion, do ta zgjidhë problemin me parkimin në pjesën qendrore të qytetit.

T F

nga kategoria