Kërkohet nga Albin Kurti ta shkarkojë Liburn Aliun pas konfirmimit të aktakuzës

e postuar më at 14:21
114 0

PDK ka kërkuar nga Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra ministrin Liburn Aliu, një ditë pasi u publikua lajmi se i njejti ka aktakuzë të ngritur. Këto komente i ka bërë në Facebook, zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

“Z. Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për Atakuzën, por politikanin e përgjegjshëm. Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë”, ka thënë ai.

Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht. Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës. Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”, tha ai.

J X

nga kategoria

Policia sanksionoi 434 qytetarë

Posted by - 10/04/2021 0
Mbajtja e maskës, vazhdon të jetë detyrim ligjor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut si masë mbrojtëse nga Covid-19. Për…