Categories: LajmePolitika

Keqpërdorim i hapësirave për aktivitete politike: Kasami zhvillon takim partiak në sallën e Këshillit Komunal të Tetovës

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN për një mandat të dytë, Bilall Kasami, ka mbajtur sonte një takim me Forumin e Grave të VLEN-it, takim i cili është zhvilluar në ambientet zyrtare të komunës – konkretisht në sallën e Këshillit Komunal të Tetovës, shkruan Flaka Media

Në rrjetet sociale, vetë Kasami ka ndarë pamje dhe përmbajtje nga ky aktivitet, duke e prezantuar si një tubim partiak mobilizues në funksion të fushatës zgjedhore të tetorit. Ky veprim përbën një shembull të qartë të keqpërdorimit të hapësirave dhe resurseve institucionale për qëllime politike dhe partiake, në kundërshtim me normat e një administrate publike neutrale dhe të paanshme.

Praktika të tilla dëmtojnë integritetin institucional dhe krijojnë terren të pabarabartë në garën zgjedhore, ndërkohë që ngrejnë shqetësime serioze për respektimin e standardeve demokratike dhe ligjore. Institucionet përkatëse mbikëqyrëse dhe të drejtësisë duhet të reagojnë urgjentisht, të hetojnë këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të ndaluar keqpërdorime të tilla në të ardhmen.

Ambientet komunale janë prona publike dhe nuk mund të vihen në shërbim të interesave të një subjekti politik apo kandidati të caktuar. Në një kohë kur pritet që fushata zgjedhore të zhvillohet në frymën e barazisë, transparencës dhe respektimit të ligjit, veprime të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për procesin demokratik.

Ky rast, paraqet lëndë për Komisioni. Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi ka konflikt interesash. Nuk lejohet përdorimi i automjeteve zyrtare, hapësirave publike, mjeteve teknike të institucioneve për qëllime partiake. Kjo parashikohet në Ligjin për Zgjedhjet dhe në rregullat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Po ashtu, ndalohet keqpërdorimi i administratës shtetërore për tubime, shpërndarje materialesh apo presion politik mbi punonjësit. Qëllimi i këtyre ndalesave është që pushteti aktual të mos ketë përparësi të padrejtë ndaj kundërshtarëve politikë. /Flaka Media/

Admin01

Recent Posts

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

21 minutes ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

2 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

15 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

15 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

19 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

19 hours ago