Këpucët e Churchill shiten në ankand për çmimin marramendës

e postuar më at 10:16
111 0

Një palë këpucë kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur në ankand për afër 40,000 dollarë.
“Këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950”, shkruan BBC.
Këto këpucë, Churchilli i ka mbajtur gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955. Ata ishin punuar nga një këpucar i asaj kohe, ndërkohë u shitën nga ankandistët Bellmans të Sussexit.
Fillimisht pritej që të shiteshin me çmimit 15,000 dollarë, por në fund u blenë për 39,040 dollarë.

Kujtojmë se Winston Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.

Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudani etj. Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ushtarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez.
Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet.

nga kategoria