Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka performuar mbrëmjen e djeshme në ‘Sydney Opera House’.

66 0

30-vjeçarja aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice”, ku nga interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga ‘Sydney Opera House’.

Vokali i Ritës ishte në formën më të mirë të mundshme teksa zëri i saj shoqërohej live nga orkestra. Shfaqja ‘Sydney Opera House’ u transmetua live në të gjithë botën.

Këngëtarja u zhvendos në Australi në fillim të muajit shkurt së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, pasi është përzgjedhur që të jetë pjesë e panelit të jurisë në spektalin “The Voice Australia”.

30-vjeçarja udhëtoi nga Londra për në destinacionin aktual, çka i solli asaj një karantinim 14-ditor. Aktualisht ajo është e lirë dhe po shijon kohën e saj në Australi.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria