Këndellet Tottenham, mposht në udhëtim Aston Villan

e postuar më at 23:09
70 0

Tottenham ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Aston Villa.

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Spurs u kthyen te rezultatet pozitive me fitoren 0 – 2 ndaj Villas, shkruan lajmi.net.

Ishte qendërsulmuesi Carlos Vinicius që pas asistimit të Lucas Mouras kaloi Tottenhamin në epërsi (29′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa, fitoren e siguroi ylli i skuadrës londineze, Harry Kane duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (68′).

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e gjashtë me 48 pikë, tri më pak se Chelsea që mban vendin e katërt, derisa Aston Villa në vendin e 10-të me 41 sosh.

nga kategoria