“Kë do të zgjedhësh?”, Taravari jep lajmin e mirë: Nesër do marrin përgjigje të gjithë!

e postuar më at 09:47
17 0

Gati tri javë,kreu i Komunës së Gostivarit,Arben Taravari bashkë me ekipin e tij në rrjetet sociale kanë postuar foto me pyetjen “Kë do të zgjedhësh?” duke mos zbuluar azgjë më shumë. Kjo pyetje ka ngjallur jo pak kuriozitet te qytetarët e Gostivarit dhe jo vetëm.

Në një postim në faqen e tij në Facebook,shefi i qeverisë lokale shkruan: “Më 01.07.2021 (e enjte), në orën 20:00, në shëtitoren rreth lumit Vardar në Gostivar, me një koncert të jashtëzakonshëm vjen dhe përgjigjja”.

Më herët Taravari në lidhje me pyetjen engimatike sqaroi se bëhet fjalë për fushatë, megjithatë, siç thotë vet kreu i Komunës së Gostivarit, jemi larg zgjedhjeve dhe se fokus të vetëm e kanë Gostivarin.

T F

nga kategoria