Kastriotët bëjnë bashkë figurat publike të Gostivarit, thirrje për regjistrim të mërgatës

e postuar më at 17:02
119 0

Tifogrupi “Kastriotët Gostivar” kanë publikuar një video ku shihen disa figura të njohura duke bërë thirrje mërgimtarëve për vetregjistrim.

Përveç tre deputetëve të Gostivarit e që vijnë nga partitë e ndryshme politike, në thirrje merr pjesë profesori universitar, Musa Musai, teologu Zekerija Rushani si dhe ish-kampioni i Evropës në boks, Nuri Seferi dhe ish-futbollisti profesional, Argjent Beqiri.

Në thirrjen për vetregjsitrim merr pjesë edhe Berati Jakupi, ish-kampion i Evropës në Evropë, artistët Hajdar Hajdari, Suad Zuleberi si dhe dy nga vullnetarët që ndihmojnë në regjistrimin në Zvicër, Kasami Selimi dhe Egzon Azizi.

Ndryshe, tifogrupi “Kastriotët Gostivar” para disa ditëve publikuan edhe emrat e vullnetarëve që ndodhen jashtë vendit e që ndihmojnë në procesin e vetregjistrimit.

J X

nga kategoria

Një vit nën maska!

Posted by - 20/03/2021 0
“Normalja e re” u bë e përditshmja jonë, jetë nën maska dhe nën apele të vazhdueshme për mbrojtje, larjen e…