Smart News

Kasami: “Taravari ishte i vetmi që foli për pozita dhe llogaritje, ndërsa ne nuk kishim ambicie karrieriste” Taravari: “Unë nuk kam kërkuar asnjë pozicion për veten, ideja është vetëm të ndihmojmë për ndryshimin”

 

Në një intervistë të fundit për Click Plus, Bilall Kasami shprehu se “nga momenti i ardhjes së Taravarit, nuk kemi folur për numra të deputetëve në lista, ai ka ardhur me vende të sigurta.” Sipas Kasamit, ky ka qenë një moment kur gjithë liderët e tjerë të VLEN-it nuk kanë pasur ambicie për pozita, dhe duke mos shprehur interesa për pozita, kanë hapur mundësinë që Taravari të bëhej kryetar i VLEN-it. Megjithatë, ai përfundoi me një akuzë, duke thënë se Taravari u dorëzua dhe doli nga VLEN.

Por Arben Taravari, i cili gjithashtu në një intervistë të mëparshme për MIA, ai theksoi se kishte pranuar të kandidojë për president si pjesë e një bashkimi të madh opozitar për të sjellë ndryshimin, duke theksuar se nuk kishte pasur ndonjë interes personal për pozita. “Kam pranuar të jem kandidat për të ndihmuar në ndryshimin që i duhet vendit, jo për ambicie personale,” tha Taravari, duke përjashtuar çdo përpjekje për të marrë një pozicion të sigurt brenda koalicionit.

Exit mobile version