Smart News

Kasami sulmon kthimin e Isen Shabanit në ASH, Mundësinë për Forcimin e VLEN-it me një komunë, e ktheu në shkak për ndarje dhe akuza

Kur Isen Shabani u rikthye në ASH, pritej që ky të ishte një moment i fuqishëm për koalicionin VLEN, duke sjellë një komunë më shumë dhe duke rritur ndikimin e tyre si koalicion por edhe si pjese e Qeverisë. Në vend që ta mirëpriste këtë mundësi të re dhe ta shihte si një fitore të madhe për koalicionin, VLEN-i dhe liderët e tij, si Bilall Kasami, e përshkuan këtë kthim me akuza të ashpra

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për Click Plus tha se Isen Shabani ka mund të shërbejë si urë lidhëse mes Taravarit dhe BDI-së.

“Pas gjitha ngjarjeve që ndodhën mund të konstatojmë që Isen Shabani mund të ketë qenë ura lidhëse që e dërgoi Taravarin atje ku është pjesa tjetër që ASH-në ta shkrijë në BDI. Pra, çdokush që largohet nga VLEN përfundon në BDI, ose anasjelltas, kush largohet nga BDI hynë në pushtet”, tha Kasami.

Në vend që ta shihnin këtë si një mundësi për zgjerim dhe fuqizim, disa figura brenda VLEN-it kanë vendosur të sulmojnë dhe të nxisin ndarjen. Kjo është një veprim që e bën të qartë se politika e VLEN-it, dhe veçanërisht ajo e Kasamit, është e mbushur me pasiguri dhe keqkuptime që vetëm sa mund të dëmtojnë projektin politik të koalicionit.

Exit mobile version