Categories: LajmePolitika

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

Lideri i Lëvizjes BESA, në tubimin e Koalicionit Vlen në Dibër, ka deklaruar se mbështetja për Arben Taravarin si president, do të thotë se nuk do të ketë mblështetje për oligarkët dhe kazinotë.

“Doktori nuk do të bëjë asnjë kompromis me oligarkët, me kazinomanët, me ata që duan brenda natës të kalojnë ligjet për të dëmtuar dhqwiptarët, për të dëmtuar qytetarët e këtij vendi”, ka thënë Kasami.

AI ka shtuar se programi zgjedhor i Koalicionit VLEN është përpiluar që të mbështeten qytetarët, sidomos për rininë dhe kthimin e mërgatës.
“Si koalicion ne do të angazhohemi që të kemi lehtësime fiskale për mërgimtarët sepse është pika më e dhimbshme e jona largimi. Andaj në platformën tonë vend të rëndësishëm zen edhe kthimi i mërgimtarëve që janë të suksesshëm që me përvojën e tyre të kontribuojnë në zhvillimin e vebndit. E më së shumti që ka nevojë për rikthimin e mërgatës është Dibra. Sigurisht ju këtu keni shembuj pozitiv të kësaj natyre siç është z. Kolari i cili është kthyer dhe kontribuon në vendlindjen e tij”, tha kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në fjalimin e tij në Dibër.

Kasami ka shtuar se VLEN, do të përkrahin edhe bizneset të cilat do të investojnë në shërbime që do u japin më të mëshuarve, të cilët kanë më shumë venojë në kohën kur fëmijët e tyre janë larguar rrugëve të botës. Siç theksoi Kasami, koalicioni VLERN rol të rëndësishëm do ti japë edhe rinisë duke subvencionuar për hapjen e bizneseve të gjithë më të rinjtë nën moshën 30 vjeçare.

Admin01

Recent Posts

ASH- Tetovë: Këta janë kandidatët për këshilltar që do të jenë përkrah kryetarit të ardhëshëm Bajram Rexhepi

Të nderuar qytetarë, Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka kënaqësi të ju informoj që…

5 minutes ago

BDI: Izet Mexhiti nuk di për përgjegjësi, di vetëm për interes personal

Ndërsa ajri në Shkup mbrëmë kundërmonte helm, Izet Mexhiti, i cili duket se ka harruar…

10 minutes ago

Kina gati të inaugurojë urën më të lartë në botë, përafërsisht 624 metra mbi tokë

Kina pritet të inaugurojë këtë muaj urën Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike…

41 minutes ago

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej 10 shfaqjesh në stadiumin Wembley me…

1 hour ago

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj…

2 hours ago

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

12 hours ago