Ashtu sikurse kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami hapi Shkollë Verore gjatë pushimit veror.
Shkolla Verore në Tetovë do të jetë vetëm në not, kursekjo shkollë do të jetë në shërbim të nxënësve të klasës së pestë dhe të gjashtë të shkollave fillore.
Ndërkaq në Komunën e Gostivarit ka aktivitete më shumë aktivitete ku marrin pjesë mbi 700 nxënës dhe 40 instruktorë profesionistë të cilët angazhohen në arsimin e nxënësve të Gostivarit.
Shkolla Verore në Gostivar ka për qëllim të angazhojë fëmijët e moshave 7-14 vjeç në aktivitete të ndryshme gjatë verës. Synimi i Shkollës Verore është poashtu të zbulohen talentet e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.