Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në Çim Peka Live duke komentuar koalicionimet e fundit te Ali Ahmetit dhe BDI-së, tha se ky i fundit ka ditur të shfrytëzoj figura të ndryshme për të mbijetuar.
“Ali Ahmeti është një profil politik i rritur në mërgat në kohë të Joulgusllavisë në kohën kur shqiptarët funksiononin nën diktatur. Dhe keni parasysh në kohën e vrasjeve të shumë liderëve të Lëvizjeve kombëtare, Ali Ahmeti ka arritur të mbijetoj. Po del që është një figur që ka ditur të mbijetoj dhe mbijeton edhe në rrethana politike”, tha Kasami.